1. Kreu
  2. Shërbimet tona
  3. Google Ads

Menaxhim Google Ads: arrini ata që po ju kërkojnë

Dikush që kërkon "makina me qira Tiranë" ose "dentist në Prishtinë" ka nevojë pikërisht në atë moment. Google Ads ju bën të dukshëm pikërisht atëherë.

Ngremë fushatat tuaja, i fokusojmë te fjalët kyçe të duhura dhe raportojmë qartë çdo muaj ku shkoi buxheti.

Çfarë është Google Ads?

Google Ads është platforma për të reklamuar në rezultatet e kërkimit në Google, në Google Maps dhe në YouTube. Reklama shfaqet te njerëzit që kërkojnë fjalët kyçe që zgjidhni dhe në shumicën e rasteve paguani vetëm kur dikush klikon. Prandaj zgjedhja e fjalëve dhe ndjekja e konvertimeve vendosin nëse buxheti jep rezultat.

Si e menaxhojmë Google Ads

Një llogari e mirë kërkon ngritje të saktë dhe mirëmbajtje të vazhdueshme:

Analizë fjalësh kyçe dhe konkurrence

Me cilat fjalë ju kërkojnë klientët, ku reklamojnë konkurrentët dhe cilat kërkime vetëm harxhojnë buxhet.

Fushata dhe tekste reklamash

Fushata kërkimi, lokale (harta) dhe kur duhet YouTube, secila e lidhur me faqen e duhur.

Ndjekje konvertimesh

Telefonatat, WhatsApp, format dhe kërkesat për ofertë bëhen të matshme.

Optimizim

Fjalë negative, strategji ofertimi, variante reklamash dhe orare rishikohen rregullisht.

Sa buxhet duhet?

Varet nga kostoja për klikim në sektorin tuaj, zona që targetoni dhe sa kërkesa doni. Në takimin e parë propozojmë një buxhet fillestar dhe pas javëve të para vendosim bashkë nëse e rrisim. Buxheti i reklamave është jashtë tarifës sonë dhe paguhet drejtpërdrejt te Google.

Google Ads apo reklama në Meta?

Google arrin ata që tashmë po kërkojnë; reklamat në Meta arrijnë ata që nuk kërkojnë ende. Për shërbime urgjente Google është zakonisht më i shpejtë; për produkte dhe përvoja vizuale Meta është e fortë. Shumicës së bizneseve u shkon një ekuilibër i të dyjave.

Faqja ku çon reklama ka rëndësi

Edhe reklama më e mirë e harxhon buxhetin nëse çon në një faqe të ngadaltë. Kur duhet, përgatisim një faqe fushate ose përmirësojmë faqen ekzistuese te krijimi i faqeve web.

Çfarë përfshihet

  • Analizë fjalësh kyçe dhe konkurrence
  • Fushata kërkimi dhe lokale (harta)
  • Tekste reklamash dhe shtesa
  • Ngritje e ndjekjes së konvertimeve dhe GA4
  • Lidhje me Google Business Profile
  • Optimizim i fjalëve negative dhe ofertave
  • Raport mujor i rezultateve

Si punojmë

  1. 01

    Analiza

    Fjalët, konkurrentët dhe objektivat.

  2. 02

    Ngritja

    Fushatat dhe ndjekja e konvertimeve.

  3. 03

    Optimizimi

    Përmirësime javore sipas të dhënave.

  4. 04

    Raporti

    Buxheti dhe rezultatet çdo muaj.

Për kë është?

  • Shërbime që njerëzit i kërkojnë aktivisht në Google
  • Biznese lokale me vlerë të lartë: klinika, juridik, qira, riparime
  • Biznese të reja që duan kërkesa shpejt
  • Firma që reklamojnë por nuk i masin rezultatet

Pyetje të shpeshta

Si menaxhohet Google Ads?

Fillon me analizën e fjalëve kyçe, vazhdon me ngritjen e fushatave dhe ndjekjen e konvertimeve, pastaj me optimizim të rregullt dhe raport mujor.

Sa buxhet reklamash duhet?

Varet nga sektori dhe zona. Në takimin e parë propozojmë një buxhet fillestar; paguhet drejtpërdrejt te Google.

Në emër të kujt hapet llogaria?

Llogaria hapet në emrin tuaj dhe mbetet gjithmonë juaja.

Kur vijnë rezultatet e para?

Reklamat e kërkimit marrin klikime ditën që nisen; fushatat stabilizohen brenda disa javësh.

Le të flasim

Mund të fillojmë me një ide të mirë. Biseda e parë është falas.

Na kontaktoni direkt

tarik@takcreative.com

Ose lini numrin tuaj, ju kontaktojmë ne

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për t'ju kontaktuar.